May 17, 2024
Kosovë

Djaloshi nga Peja ka komunikuar me Kosta K. nga Beogradi, ka përgatitur masakër të njëjtë?!

I arrestuari nën dyshimin për planifikim të veprave terroriste në një shkollë në Pejë, kishte bërë plan për disa muaj me radhë të kryente sulmin më 30 tetor të këtij viti, në të ashtuquajturën festë e Shtrigave.

Burimet i kanë thënë KOHËS se 16-vjeçari ka komunikuar edhe me një person që lidhet me sulmin e majit të 2023-s në Serbi, ku një i mitur i kishte vrarë tetë nxënës në një shkollë. Krejt këtë komunikim e kishte bërë nëpërmjet rrjeteve sociale i fshehur me nofka të ndryshme.

Sulmin ndaj nxënësve, sipas burimeve të KOHËS, ai do ta kryente me dy pistoleta, “CC77” dhe “Glock 17”, e armët i kishte ekspozuar edhe në rrjete sociale te personat me të cilët kishte pasur komunikim rreth planifikimit për aktin.

Mediumi ka mësuar se pas planit të të miturit qëndrojnë edhe persona të tjerë të panjohur deri më tani.

Ai është arrestuar të enjten (8 tetor) e Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim për një muaj paraburgim.

Detajet i gjeni duke klikuar këtu.