Djali i Vuçiqit në Graçanicë, mban veshur bluzën me mbishkrimin “dorëzimi s’është opsion”
Djali i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Danilo, gjendet në Graçanicë për festën e Vidovdanit.
Danilo Vuçiq është parë duke u përshëndetur me serbët tjerë që po marrin pjesë në manifestim.
Ai ka veshur bluzë me mbishkrimin “dorëzimi s’është opsion”.
Serbët sot janë duke e festuar Vidovdanin në Graçanicë.
Disa qindra qytetarë serbë janë mbledhur te Manastiri i Graçanicës.