Djali 18 vjeçar i Zaevit bëhet pronar i një kompanie për energji elektrike
Dushko Zaev, djali i ish-kryeministrit Zoran Zaev, si pronar ka themeluar një kompani për prodhimin e energjisë elektrike, raporton “Faktor”.
Djali i Zaevit është një adoleshent 18 vjeçar dhe kompania që do të drejtojë quhet Total Energy me seli në Strumicë.
Me sa dihet familja Zaevi ka biznese në disa industri, por kjo është hera e parë që lidhen me prodhimin e energjisë elektrike.
Prefiksin “Total” e bartin edhe dy kompani të tjera në të cilat pronar 100% është Vice Zaev, vëllai i ish-kryeministrit, dhe ato janë Total Engineering dhe Total Electric.
Kompania më e famshme e Zaevit është
Trgoproduct dhe filiali i saj Mamas.(INA)