Maqedoni

Ditët e hapura të ushtrisë, Petrovska: Tregojmë se si investojmë në sigurinë e qytetarëve

Ministrja e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska, së bashku me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, Vasko Gjurchinovski, në Tetovë morën pjesë në ekspozimin e pajisjeve dhe aftësive ushtarake të pjesëtarëve të Armatës, në kuadër të Ditëve të Ushtrisë së Hapur e organizuar në disa qytete të vendit me rastin e 4-vjetorit të anëtarësimit në NATO dhe 75-vjetorit të themelimit të Aleancës.

Ministrja tha se Anëtarësimi në NATO, është synim jashtëzakonisht i rëndësishëm strategjik që e kan arritur ndërsa përmes ditëve të hapura të Ushtrisë qytetarët mund të njihen me pajisjet dhe anëtarët e saj.

“Përmes këtij lloj aktiviteti ne dëshirojmë ta afrojmë Ushtrinë me qytetarët, të cilët gëzojnë besim të madh dhe kjo më gëzon. Ne duam t’u tregojmë qytetarëve se në çfarë po investojmë dhe si garantojmë sigurinë dhe stabilitetin e tyre” – u shpreh Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska.

Petrovska u shpreh e kënaqur me frekuentimin e madh dhe interesimin e qytetarëve për këto ditë të hapura.

Në Tetovë mund të shiheshin lloje të ndryshme të pajisjeve ushtarake, ekspozim i aftësive dhe pajisjeve të forcave speciale, si dhe performancë e orkestrës ushtarake.