Maqedoni

Ditë e hapur e Armatës me rastin e katër viteve të anëtarësimit në NATO-s

Ministria e Mbrojtjes dhe Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me Komunën e Tetovës sot organizojnë ditë të hapur për qytetarët në sheshin në qendër të qytetit.

Siç kumtuan nga Ministria e Mbrojtjes, ngjarja është pjesë e aktiviteteve për shënimin e 75 vjetorit të themelimit të NATO-s si dhe katër vjet nga anëtarësimi ynë në Aleancë.

Në ditën e hapur, të pranishmit do të kenë mundësinë të dëgjojnë disa vepra muzikore të interpretuar nga orkestra ushtarake, një shfaqje të aftësive luftarake të pjesëtarëve të forcave speciale, si dhe të njihen me disa nga mjetet dhe pajisjet me të cila disponojnë njësitë e Armatës.