July 5, 2024
BallinaMaqedoni

Dita ndërkombëtare kundër duhanit, IShP: Të rinjtë, duhanpirësit më të mëdhenj

Shumica e qytetarëve janë të vetëdijshëm për dëmin që shkakton pirja e duhanit në organizëm. Të anketuarit që pjesa dërrmuese janë duhanpirës, thonë se e kanë shumë të vështirë të heqin dorë nga ky ves, pavarësisht përpjekjeve që bëjnë për t’i dhënë fund kësaj shprehie, thonë të anketuarit me rastin e Ditës ndërkombëtare kundër duhanit.
“Po, normalisht janë të dëmshme cigaret. Duhet të heqin dorë ata që pinë duhan. P.sh. unë jam duhanpirëse dhe jam duke bërë përpjekje që ta lë duhanin. E kam shumë të vështirë këtë pjesë, që ta lë. Por, besoj se me vendosëshmëri të madhe, besoj se do t’ia arrij qëllimit.”, – tha një qytetare.
“Po, absolutisht se është e dëmshme pirja e duhanit. Kam bërë disa herë përpjekje që ta lë duhanin, por nuk ia kam arritur, sepse e filloj përsëri. Tani të them të drejtën nuk lodhem më për atë punë. E di që janë të dëmshme cigaret, por duhanin e pi.”, – tha një qytetar.
“Cigaret janë shumë të dëmshme, ndjej tepër keqardhje sepse pjesa dërrmuese e duhanpirësve janë të rinj. Të rinjtë duhet të heqin dorë nga duhani, sot më shumë se kurrë e kemi mundësinë të marrim informacione në internet për dëmin që shkakton në organizëm duhani, prandaj u them të rinjve, lexoni për të mësuar se çfarë i bëni trupit tuaj.”, – u shpreh një qytetare.
Sipas hulumtimit të Institutit të Shëndetit Publik, numri i duhanpirësve aktivë në vendin tonë është 45.4 për qind. Vetëm 5% e tyre kanë provuar me sukses dhe kanë lënë duhanin vitet e fundit. Sipas tyre, kjo është një përqindje shumë e vogël.
“Në qendrat e këshillimit për lënien e duhanit, të cilat funksionojnë në bashkëpunim me qendrat e shëndetit publik në të gjithë vendin, ka frekuentim shumë të vogël. Në 2023, vetëm 43 persona erdhën në qendrat e këshillimit për lënien e duhanit, që është një numër shumë i vogël. Përkatësisht nuk ka interes të madh për lënien e duhanit tek popullata.”, theksojnë nga Instituti i Shëndetit Publik.
Shkaku që të rinjtë bëhen duhanpirës, ekzistojnë shumë faktorë psikologjik dhe social, thotë psikoterapistja, Marjana Jovanovska Stojanovska.
“Njëri ndër shkaktarët është Bihejviorizmi Kognitiv apo mënyra e sjelljes, faktori social, kur sjellja shoqërore për t’u pranuar në shoqëri dhe të jenë të qendër të vëmendjes. Ata fillojnë të pinë duhan vetëm pse shokët e tyre e bëjnë këtë apo dikush vjen dhe i ofron një cigare. Nga ana tjetër ka edhe faktorë psikologjik, kur të rinjtë nuk mund të përballen me botën e tyre të brendshme, me emocionet e tyre dhe si ta shprehin jashtë përmes komunikimit. Ata përmes duhanit duan të tregohen mjaftueshëm të rritur. Sidomos reklamat ua servojnë një gjë të tillë, ku përmes duhanit shprehet burrëria.”, – u shpreh psikoterapistja, Mirjana Jovanovska Stojanovska.
Pirja e duhanit në mesin e të rinjve mbetet e përhapur dhe po rritet në kombe të caktuara. Sipas informacioneve të disponueshme, mbi 38 milionë të rinj të moshës 13 deri në 15 vjeç përdorin një formë të duhanit./TVM2