Maqedoni

Dita e personave me aftësi të kufizuara/ Sali: Ti nuk je ndryshe, ti je i veçantë

Deputeti i Alternatviës, Bekim Sali përmes një shkrimi në “FB” ka shkruar për ditën ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuar.

Në shkrimin e tij, Sali thotë se si Alternativë do të vazhdojnë të punojnë për të jë mjedis më të qasshëm dhe më të barabartë për ata që përballen me sfida të veçanta, njofton lideri.mk

Thotë se si deputet në Kuvendin e RMV-së, angazhimi i tij është që të krijojë kushte më të mira për personat me aftësi ndryshe, duke përmirësuar shërbimet shëndetësore

“Si stomatolog, kam mësuar rëndësinë e kujdesit dhe mbështetjes për ata që kanë aftësi ndryshe dhe di se çdo individ ka potencialin të kontribuojë në shoqëri, nëse i ofrohen mundësitë dhe kushte të përshtatshme.
Si deputet në Kuvendin e RMV-së, angazhimi im është që të krijojmë kushte më të mira për personat me aftësi ndryshe, duke përmirësuar shërbimet shëndetësore, arsimore dhe sociale për ta. Ne do të vazhdojmë të punojmë për të mundësuar një mjedis më të qasshëm dhe më të barabartë për ata që përballen me sfida të veçanta. Le të jemi të gjithë pjesë e këtij angazhimi dhe të tregojmë solidaritet dhe mbështetje për ata që kanë nevojë. Çdo hap i vogël i bën ata të ndihen të pranuar dhe të vlerësuar,” ka shkruar Sali./lideri.mk