April 28, 2024
Maqedoni

Diplomati Bekri Ajdini dërgohet këshilltar ekonomik në Abu Dabi

Kryediplomati Bujar Osmani ka prezantuar 4 këshilltarë ekonomik të cilët do të dërgohen në vende të ndryshme, si Varshavë, Mynih, Ankara dhe Abu Dabi, për të promovuar RMV-në dhe për të tërhequr investime të huaja në vend. Në mesin e diplomatëve të zgjedhur është edhe Bekri Ajdini.

Bekri Ajdini është diplomat i shquar, këshilltar ekonomik pranë MPJ, njëherit Magjistër i Diplomacisë Ekonomike. Ai ka qenë i angazhuar për portfolion Dubai Expo. Prandaj, me njohuritë specifike që posedon në raportet ekonomike me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në përgjithësi me rajonin e Gjirit, do të dërgohet Këshilltar ekonomik në Abu Dabi.