Diaspora

Diogardi “dridh” Uashigtonin, kudërshton “Zajednicën” para Eskobarit dhe Chollet në Senatin Amerikan (Foto)

Ish kongresisti arbëresh Xho Diogardi ka udhëtuar nga Nju Jorku në Uashington për të marë pjesë në senacën në të cilën këshilltari i lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit Derek Chollet, dhe emisari për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, kanë dalur para senatit.

Diogardi është prezent në mbledhjen e Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë do të zhvillojë një seancë dëgjimore, ku do të flitet për Ballkanin Perëndimor.

“Xho Diogardi në këtë seancë kundërshton ashpër idenë për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë. Ky propozim nuk është i mirë as për Kosovën as për rajonin”, ka deklaruar për portalin Lideri.mk Ekuran Shehu nga delegacioni i Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane-LQSHA, që kanë shoqëruar Diogardin.

Në seancë ka qenë prezent edhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i cili i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti po qëndron në Uashington.

Ndryshe, të mërkurën, Derek Chollet, tha se është e nevojshme që të shmangen provokimet dhe konfliktet mes Kosovës dhe Serbisë.

Këto deklarime ai i bëri gjatë një bisede telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Video në këtë Link: https://www.facebook.com/ekuran.sehu/videos/124133730676504/?mibextid=cr9u03