Kolumna

Dikush majit ia shkel lulet

Shkruan: Nehat Jahiu

Mbrëmë lexova një postim: “Dikush majit ia shkel lulet”. Ky postim ishte shkruar më datën 5 maj 2020 me rastin e 5 Majit- Ditës së Dëshmorëve të Kombit.Më erdhi shumë keq dhe më preku thell në shpirt një fjali i tillë që disa kalamanj nuk e kuptojnë një datë shumë të rëndsishme kur në një datë të lavdishme historike përkujtohen njerëzit më të shenjtë të kombit të mundohen të nxjerrin dhjam nga pleshti, pra të bëjnë politikë mu në këtë ditë të lavdishme.
Këtë e bëjnë vetëm njerëzit të cilët aspak nuk kanë ndjenja shpirtrore për të shfrytzuar ditën e gjakut të derdhur dhe flijimit të jetës së bijave dhe bijve më të dashur të kombit dhe të atdheut që ranë në altarin e lirisë. Në ditën kur të gjithë i përkujtojmë me krenari dhe me dhembje dëshmorët të gjithë ne e mbi të gjitha familjet e tyre. Sado që ndoshta dikush mundohet ndoshta edhe të shkel mbi gjakun e tyre e tëra është e kot, sepse historinë nuk mund të e shkelë askush.
Sa do që dikush mundohe të përfitoj poena politike duke shkruar postime “ Dikush majit ia shkel lulet” e ka shumë gabim, sepse duhet të thot të vërteten se kush është ai ( ajo) , ata ose ato që shkelin mbi lulet e majit.Unë bile nuk do të thoja i kisha pagëzua me këtë emër, sepse në maj ka lule të çelura në fusha e male dhe duke ecur mund edhe të shkelet ndonjë lule në kopshte, fusha e male edhe ate një gjë e tiilë mund të bëhet padashje, por në këtë rast nëse bëhet shkelje mbi varret e dëshmorëve duhet të themi: “ Dikush shkeli ose po shkel mbi gjakun dhe varret e dëshmorëve. Unë do të kisha thënë edhe këtë se dëshmorët kanë një datë përkujtimi në çdo 5 Maj, por nuk janë lule të majit. Dëshmorët e Kombit janë lule të asnjë muaji dhe të as një stine, por janë lule që kur nuk vyshken, sepse janë lule të ujitura me gjak lirie dhe nuk kanë një kohë të përcaktuar për të i përkujtuar, por ata ( ato) duhen të përkujtohen gjithnjë brez pas brezi, ata ( ato) kanë shkruar historinë kombëtare me gjakun e tyre. Me dëshmorët nuk guxon askush të bëj politikë, sepse ata ( ato) kurr nuk kanë luftuar, nuk kanë derdhur gjakun dhe nuk kanë dhënë më të shtrentën jetën për parti politike, por kanë derdhur gjakun dhe jetën e tyre për komb, atdhe dhe liri. Tani lind edhe një pytje për personat të cilët shkruajnë këso postime dhe të ngjajshme si ky.
A thua kush i shkeli të gjitha këto lule të majit të gjallë e të vdekur që kishin një ëmblemë të shenjtë dhe mbanin në trupin uniformën e UÇK-së? Kush ishin ata ( ato ) që gjatë kohës së luftës që nuk i mbështeti, nuk i përkrahu së paku moralisht këta bijë dhe bija më të dashur të kombit, dhe atdheut që luftuan nën flamurin kombëtar me armë në dorë pa iu dridhur qerpiku i syrit dhe të gjithë ishin të gatshëm të ia japin gjakun dhe jetën lirisë?A thua ishin disa jo vetëm që nuk i mbështetën këto lulet të majit, por i quajtën me epitete më të shëmtuar duke i quajtur me epitete më të shëmtuara. Ka shumëçka tjetër për të thënë , por nuk dua tani të them asgjë më tepër, por vetëm dua të i përkujtoj disa individë që mos të luajnë me gjakun më të shtrenjtë që është derdhur për komb, atdhe e liri për interese politike.
ÇLIRIMTARËT nuk kanë luftuar për parti të caktuara politike, por kanë luftuar, janë plagosur, kanë falur gjymtyra të tyre trupore dhe gjak për kombin, popullin, atdheun e tyre dhe për të shtrenjtën liri dhe të gjitha këto vepra nuk janë bërë që sot të thot ose të shkruaj kujt çfarë ti teket.
Ne duhet të i nderojmë të gjithë dëshmorët njejtë, sepse ata ( ato ) janë të popullit, të kombit të atdheut dhe nuk ka nevojë dikush të na tregoj kopalla dhe të na shes gogla për dushk, sepse kur flasim për këtë histori më të re të kombit jemi të gjithë gati të gjallë dhe e dimë kush ka kontribuar në këto luftëra, kush ka derdhur gjak, kush ka dhënë jetë dhe për çfarë kanë dhënë.
E dim shumë mirë dhe mund të e dëshmojnë se kush ishin ata ( ato) që i nënçmonin, në mënyra më të fëlliqura duke i etiketur me emra të ndryshme asnjëherë nuk kanë thënë ae çlirimtarët na e sollën këtë apo atë për kombin, popullin dhe atdheun tonë.
Mu të tillët që kurr nuk i kanë vizituar varret e dëshmorëve sot janë ngritur lugat dhe duan të përfitojnë nga poena politike nga kontributi i bijave dhe bive më të dashur të UÇK-së, të plagosurve, invalidve dhe dëshmorëve.
Unë në fund iu kisha thën maskarenjve të tillë sëpaku ju që i shajtëtë deri dje për së gjalli dhe për së vdekuri mos shitni hirrë për gjizë me gjakun e dëshmorëve për intrese politike.
LAVDI DËSHMORËVE TË KOMBIT!