Dikur Zaevi, tani edhe Mickoski e do BDI-në opozitë! Ahmeti në vitin 2020: Nuk do ta përjetojnë këtë gëzim
Dikur Zaev e dëshironte BDi-në në opozitë, ndërsa tani edhe Mickoski e do të njëjtën. “Do të bëj gjithçka që BDI- të shkojë në opozitë”, deklaroi kreu i VMRO-DPMNE- në një tribunë partiake organizuar në Veles.
“Qëndroj para jush dhe ju them se do të bëj gjithçka, tekstualisht gjithçka në korniza të ligjeve dhe kushtetutës që Bashkimi Demokratik për Integrim të shkojë në opozitë. Jam i gatshëm në emër të këtij qëllimi të bëj pakt për bashkim kombëtarë dhe shtetëror me të gjithë segmentet jo të kriminalizuara nga cilido orientim në shtet vetëm që pas 21 viteve qëndrimi në pushtet BDI të shkojë në pushtet”, pohoi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Por në vitin 2020 Ahmeti tha se këtë gëzim nuk do ta përjetojnë.
“Sigurisht që kjo është një dëshirë qoftë e z.Zaev po edhe të tjerëve , po unë ju siguroj se këtë gëzim nuk do ta përjetojnë dhe gëzimi do t’u thahet në buzë”, thoshte Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.
Ndërkohë për thirrjen e Mickoskit për idenë e krijimit të një qeverie me unitet të zgjeruar maqedonas, kryetari i Kuvend Talat Xhaferi në Click Plus tha se një gjë e tillë nuk mund të bëhet.
“S’do mend që atyre ju duhet unitet brenda komunitetit, por nëse konteksti unitet pa tjerët se di si do të realizohet. Brenda vetes kanë nevojë të kenë unitet sepse kanë dallime rrënjësore për qëndrime shtetërore dhe s’do mend që duhet të kenë unitet por uniteti nuk do të thotë të pranosh thënien që them unë kundrejt qëndrimeve tua”, deklaroi Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.
Në pyetjen se a do të bënte BDI koalicion me VMRO-DPMNE-në, nëse kjo e fundit nuk i voton ndryshimet kushtetuese, Xhaferi tha se në politik asnjëherë mos thuaj asnjëherë.