Disa të mitur serbë e kanë djegur një flamur të Kosovës.
Rasti ka ndodhur mesditën e së shtunës, në Zveçan.
Lidhur me rastin, detaje për Klankosova.tv ka dhënë ushtruesi i detyrës së drejtorit të policisë për veriun, Veton Elshani.
“Disa të rinj serbë gjatë ditës së djeshme e kanë djegur një flamur të Kosovës. Ata janë parë duke e djegur flamurin. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori”, tha Elshani.
“Rasti po hetohet si “për nxitje të urrejtjes, përçarje dhe mosdurim”, tha ai.