June 26, 2024
DiasporaMaqedoni

Dibrani në Amerikë Ylber Pilku shpallet “Nderi i Kombit” (Foto)

Veprimtari dhe aktivisti dibran, Ylber Pilku, i cili jeton dhe vepron në Nju Jork të SHBA-ve është dekoruar me dekoratën “Nderi i Kombit”. Dekorata i është ndarë për aktivitetin e palodhshëm në rrafshin humanitar dhe kombëtar.

“Çdoherë që është shpallur ndonjë aksion për të ndihmuar diasporën dhe trojet origjinore në hapsirēn shqiptare, Ylber Pilku ka qenë i pari në çdo aksion.
Ka pasur raste, kur vdekjet e papritura i kanë vënë njerëzit tonë në pozita te rënda materiale për ti derguar viktimat në vendlidjet e tyre, Ylberi i ka hequr ato shpenzime në dhjetra mijëra dollarë nga buxheti i tij familjar.
Prandaj, është shumë i qelluar evenimenti i shpalljës ” Nderi i Kombit dhe Qytetar Nderi i Rumanisë””, ka shkruar gazetari Tomë Paloka në Facebook në sqarimin për ndarjen e kësaj dekorate.

Ylber Pilku u lind në Dibër të Madhe. Rinia e tij e hershme ishte e vrullshme si koha e atyre viteve.

Humanizimi është në shpirtin e Ylber Pikut. Nuk ka një rast që dikush t’i jetë drejtuar për ndihmë e të mos e ketë ndihmuar. Ndaj, të gjithë e njohin, të gjithë e duan dhe të gjithë e respektojnë. Kushdo ndjehet mirë kur takohet me Ylberin. Është shumë i komunikueshëm. Flet qetë e ngadalë, çiltër, krejt dibrançe, pa deformuar asnjë germë e asnjë fjalë të veçantë. Sponsorizimet e tij për libra, për festa, për sëmundje, raste vdekjesh etj. janë të shumta. Me dhjetëra janë historiranët dhe shkrimtarët që Ylberi, me shumë bujari ka mbështetur e financuar botimet e librave të tyre. Kështu, ai ka fituar respektin e shumë njerëzve për shpirtin e tij human, për gatishmërinë e tij që t’i ndihmojë të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë e mbështetje.