May 4, 2024
Diaspora

Dibranët e Amerikës dalin në votime më 29 maj

Dibranët përbëjnë ndër komunitetet më të mëdha shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ata janë të organizuar në Shoqatën Atdhetare Dibra (SHAD) me seli në Nju Jork, ku janë të koncentruar numri më i madh i tyre.
Kjo shoqatë më 29 maj do të zgjedhë kryetarin e ri në proces të votimit të mërgimtarëve.

“Ju ftojmë të merrni pjesë në Kuvendin Zgjedhor të SHAD-it më 29 Maj 2022, 12:00pm në Hilton Hotel, Staten Island”, thuhet në njoftimin e Shoqatës.
Në këtë njoftim thirren të gjithë kandidatët e interesuar për kryetar të SHAD-it, të shpallin kandidaturë te Bordi Drejtues.

“Është me rëndësi që në procesin e zgjedhjes së kryetarit të ti dhe bordit drejtues të kyçen sa më shumë dibranë që jetojnë këtu, e veçanërisht të rinjtë tanë. Funksionimi i kësaj shoqate është i rëndësishëm si për ne që jetojmë në SHBA, poashtu edhe për vendlindjen sepse SHAD organizon aktivitete të shumta në përkrahje të vendlindjes”, thotë ish kryetari i SHAD-it, Musa Paçuku, i cili në vitin 1996 ishte në mesin e themeluesve të SHAD-it, bashkë me shumë veprimtarë tjerë ne prejardhje nga Dibra, në mesin e të cilëve ishin edhe Haxhi Maqellara, Shpend Koleci, Ylber Pilku, etj.
Ndryshe, në SHBA konsiderohet se jetojnë më shumë dibranë se në vendlindjen e tyre.