Dibra zbardhet nga bora, bllokohet një pjesë e Rrugës së Arbrit
Zonat malore të qarkut Dibër janë zgjuar, këtë të premte, të zbardhura nga reshjet e borës. Si pasojë e këtyre reshjeve, njoftohet se aksi i rrugës së Arbrit, Bypass- Qafë Murrizë, është bllokuar përkohësisht dhe se po punohet për hapjen e saj.
Policia Rrugore u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas nëpërmjet bypass- Qafë Murrizë, të ndjekin aksin rrugor Klos-Burrel-Ulëz.
Po ashtu, bëhet apel që të gjithë drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit, të shmangin lëvizjet e panevojshme, të moderojnë shpejtësinë dhe të mos bëjnë manovra të rrezikshme në rrugë.