October 1, 2024
Maqedoni

Dibër, vetura “Mercedes” përplaset me një kamion, udhëtarja e kamionit mori lëndime më të rënda

Më datë 01.10.2024 në orën 01.40, në Drejtorinë e Policisë Dibër është raportuar se në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Dibër ka ndodhur një aksident trafiku mes një kamioni “Mercedes” me targa të Dibrës, i drejtuar nga J.H (18) nga Dibra dhe veturës “Mercedes” me targa regjistrimi të Dibrës, i drejtuar nga Sh.Ç. (38) nga Dibra.

Me këtë rast, sipas MPB, lëndime të rënda ka marë L.T. (53) nga Dibra, udhëtare në kamion, ndërsa shoferi i veturës “Mercedes” mjetit të pasagjerëve ka marë lëndime më të lehta, respektivisht lëndime trupore. Ekipet e policisë kanë kryer këqyrjen e vendit të aksidentit.