Dibër, bora e sotme befasoi dibranët
Edhe pse nuk jemi në ditët e fundit të marsit apo në ditët e plakave, pas disa ditëve të bukura dhe me temperatura të larta, sot qytetarët e Dibrës u gdhinë me dëborë, dëborë kjo që dha imazhin se dimri nuk ka kaluar ende.
Për këtë u gëzuan fëmijët, por jo edhe lule vjollca dhe lule mimoza. Ajo nuk qëndroi gjatë, për dy-tre orë u shkri e tëra.
Ekspertët thonë meqë temperaturat nuk ishin nën zero, bora nuk ka dëmtuar as të mbjellat e as pemëtarinë.
Edhe pse bora nuk qëndroi gjatë, befasitë shpeshherë janë edhe të këndshme.