Kolumna

Dialektika politike dhe nevojat për ndryshime më të shpeshta në skenën politike të RMV-së

Ejup Berisha
Politika nuk ështe aktivitet statik por ajo eshte aktivitet tepër dinamik shoqëror dhe njerëzor. Gjatë realizimit të saj duhet të dominoj dialektika e jo statika.Pra gjat ecjeve nuk mund dhe nuk duhet që gjërat apo proceset në politikë të levizin në aspekt pozitiv vetëmse për elitat politike në pushtet me logjikën ne u kënaqëm e për gjendjen e të tjereve ne aspak nuk na e ndine, këtu bëhet fjalë për gjendjen e pjestarëve të tjerë të shoqërisë. Lëvizjet dhe proceset pozitive në politikë duhet ti ndjejnë pak a shumë të gjithë individët pjestarë të shoqërisë në një proces pozitiv veprimesh dhe aktesh politike ku zhvillohen shumë ndodhi dhe ngjarje politike në vazhdimsi. Në fund të fundit duhet bërë përpjekje për realizimin e të mirës së përgjitheshme e jo vetëm për realizimin e të mirës së kufizuar që do të jetë vetëm në të mirën dhe në interes të elitave politike në pushtet. Neve këtu në RMV kjo e fundit po na ndodhë në vazhdimsi tridhjetë vite nga shpallja e pavarsisë së shtetit nga RSFJ. Prandaj mendoj se e njëjta gjendje nuk duhet të tolerohet më por duhet bërë përpjekje dhe aktivitete konkrete për ndryshimin e saj. Pra edhe uji nëse lëviz mund të pihet lirisht nga njerëzit. Ndryshimet në politikë nuk duhet të shihen dhe kuptohen vetëm si nevojë por më shumë ato duhet të perceptohen si domosdoshmëri e kohës për të arritur zhvillimin dhe përparimin e domosdoshëm shoqëror dhe politik. Kërkesat e fundit për ndryshime pozitive në politike nuk jane tendenca për ta tradhëtuar askend por këto janë të nevojshme për ti bërë ndryshimet që përmbajnë risi e cilësi të nevojshme dhe të domosdoshme demokratike. Në kontekst të kërkesave dhe tendencave të fundit për ndryshimin e pushtetit te shqiptarët këtu në RMV ne si qytetarë çlirohemi pak prej prezencës së tyre në pushtet ndërsa atyre u krijohet një mundësi dhe hapsirë e përshtatshme për tu reformuar. Kur jemi te reformat e një subjekti politik ato janë domosdoshmëri e patjetërsueshme dhe e pashmangshme e kohës në të cilën të njëjtat egzistojnë dhe veprojnë. .Subjektet politike duhet të reformohen pak më shpesh e jo të mbeten gjatë kohë në situate të pandryshuar ashtu siç kanë qenë më parë dhe janë tani. Ndryshimi nuk nënkupton vetëm lëvizje të kuadrove nga pozitat udhëheqëse partiake por ajo nëmkupton dhe presupozon edhe ndryshim ideshë, bindjeh, teotishë dhe konceptesh politike dhe ideologjike. Kur jemi te nevojat e ndryshimit të bindjeve, teorive si dhe koncepteve të Partive politike vlenë të thuhet se ne shqiptarët e RMV-së duhet te mos e pranojmë apo dhe kategorikisht duhet ta refuzojmë logjikën apo dhe teorinë e ashtuquajtur Biologjike sipas te së cilës dikush është i lindur për të qeverisur përgjithmonë me ne ndërsa ne jami të lindur që detyrimisht të qeverisemi pergjithmonë nga ata në skenën politike për shkak të një kontributi për clirimin tonë ne nje kontekst te caktuar politik dhe historik. Prandaj të mos krijohen histeri dhe tragjedi me kërkesat dhe tendencat për ndryshime dhe trnsformime në politikën shqiptare këtu te ne në RMV sepse të njëjtat janë edhe përpjekje dhe kontribut për thellimin e proceseve demokratike në vendin tonë apo për vënien e saj në lëvizje.