Detaje nga prokuroria: Isuf Koka s’ka gjuajtur me armë zjarri
Prokuroria ka dal me të dhëna të reaj lidhur me incidentin afër sheshit Skënderbej, ku ishte përfshirë edhe Bisnesmeni Koka.
“Më 6 korrik, kur turma e pjesëmarrësve në një tubim publik iu afrua sheshit Skënderbej në Shkup, i dyshuari ishte pjesë e një grupi qytetarësh në shesh, të cilët u grindën dhe i hodhën sende njëri-tjetrit me pjesëmarrësit e protestës.
Në atë moment i dyshuari ka nxjerrë një pistoletë për sinjalizim të markës “EKOL Aras Magnum” dhe ka shtënë një plumb në ajër.
Me ekspertizë është konstatuar se bëhet fjalë për armë në të cilën pjesa e brendshme e tytës është bërë me pengesë që e bën të pamundur shkrepjen e predhës nga municioni i armës së zjarrit, pra arma nuk është armë zjarri”, thuhet në njoftim.