“Destabilizimi”, Toshkovski: MPB-ja e gatshme për çdo sfidë
Ministria e Punëve të Brendshme është e gatshme t’i përgjigjet çdo sfide që do të jen; drejt destabilizimit të Maqedonisë nëse ato ekzistojnë si të tilla në realitet, tha sot ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit lidhur me njoftimet për destabilizim. Toshkovski tha se MPB-ja është e gatshme për një përgjigje të fortë nëse ndodh një gjë e tillë, duke theksuar se këto shërbimet në Ministri i përcjellin rregullisht kryeministrit Mickoski, por edhe presidentit të vendit këso lloj njoftimesh. /Alsat.mk