Maqedoni

Rritet edhe bileta e autobusit Tetovë – Shkup, bëhet 200 denarë, administratorët kërkojnë rritje rrogash ose …

Mëngjesi i sotëm i ka gjetur të befasuar shumë nga udhëtarët të cilët nisen me punë të ndryshme në kryeqendrën e Maqedonisë së Veriut, në Shkup pasi disa nga linjat e autobusëve në kanë bërë ndryshim të çmimeve edhe atë në 190 denarë dhe 200 denarë varësisht nga transportuesi.

Shumica prej udhëtarëve të cilët janë administratorë, studentë apo punëtorë të profesioneve të ndryshme mëngjesin e sotëm ngelën të befasuar nga rritja e çmimeve.

“E dimë që është krizë por zgjidhje duhet bërë unë jam studentë, shteti duhet të subvencione studentët pasi kështu nuk mund të përballohet. Shumica e ligjëratave kanë përfunduar për fat të mirë, ndërkaq tani nisin provimet dhe nuk do udhëtojmë cdo ditë,” shprehen një studentë.

Ndërkaq administratorët janë më të revoltuarit pasi siç thonë kohë më parë ju premtuan rritje rroge prej 2806 dinarëve dhe një premtim i tillë nuk u mbajt nga Qeveria.

“I kuptojmë transportuesit pasi kanë hipur çmimet e derivateve, por nuk e kuptojmë Qeverinë e RMV-së e cila nuk ju del në ndihmë punëtorëve të saj të cilët dita ditës lëshojnë vendin. Përveç rritjes së rrogës duhet të na paguhet edhe shpenzimet e rrugës, përndryshe zgjidhje nuk ka. Kjo është stresuese. Kërkojmë nga Sindikata të vendos si kërkesë edhe pagesat rrugore.,” thonë administratorët që udhëtojnë çdo ditë nga Tetova në Shkup.