May 5, 2024
Maqedoni

“Derisa Mijallkovi “bën burg”, e bëri dasmën më të madhe në rajon” – thotë Pendarovski

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski në ClickPlus në TV21 ka përmendur dasmën e birit të ish drejtori të DSK-së, Sasho Mijallkov.

Në pyetjen e moderatorit se nëse Mijallkovi dhe ish kryeministri Nikolla Gruevski do të ndikojnë tek deputetët, Pendarovski tha se Mijallkovi është këtu dhe nëse do të donte të ndikonte, mund ta bënte.

“Mijallkov është këtu. Nëse do të donte të ndikonte tek deputetët, ai mundte. Derisa bën burgun, ka bërë dasmën më të madhe në rajon. Ato janë spekulime, apo në lidhje me Kodin Penal nga shtabi i dezinformatave nga pallati i VMRO-DPMNE-së që Gruevski të kthehet. Tani thonë se presin një vendim të veçantë të Gjykatës Supreme që me të vërtetë të kthehet”, tha Pendarovski.