Rajon - Botë

Deri tani janë vrarë 25.000 ushtarë rusë

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës njoftoi të dhënat për humbjet e palës ruse në luftë në periudhën nga 24 shkurti deri më 6 maj
Meiramgul Kussainova |

Ukraina: Rreth 25.000 ushtarë rusë u vranë në luftë

Ukraine

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës tha se 24.900 ushtarë rusë kanë humbur jetën në luftën që filloi më 24 shkurt, raporton Anadolu Agency (AA).

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës njoftoi të dhënat për humbjet e palës ruse në luftë në periudhën nga 24 shkurti deri më 6 maj.

Në territorin e Ukrainës janë vrarë 24.900 ushtarë rusë. Gjithashtu, u shkatërruan 199 avionë, 155 helikopterë, 1.110 tanke, 2.686 automjete të blinduara, 502 topa, 171 sisteme raketore dhe 83 sisteme të mbrojtjes ajrore.

Forcat ruse humbën gjithashtu 1.926 automjete, 11 anije dhe varka dhe 324 dronë.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë më 25 mars tha se 1.351 ushtarë rusë ishin vrarë në Ukrainë.