Deputetja Ilire Dauti ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Kuvendit Afrim Gashit
Deputetja Ilire Dauti ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi, i cili në Alsat tha se edhe po u votua PËR interpelancat ndaj zyrtarëve dhe ndaj kryetares së Komisionit për Punë Sociale nuk do të ketë asnjë efekt juridik. Dauti tha se është e habitur dhe i bëri thirrje Gashit dhe shumicës parlamentare, që të votojnë për shkarkimin e ministrave dhe zv.ministrave.
“Dua t’i sfidoj dhe t’u them atëherë. Në të njëjtën interepelancë ku është e caktuar edhe pika për shkarkimin tim, janë të caktuara edhe pikat e tjera për shkarkim të disa ministrave dhe zv.ministrave. Atëherë le ta bëjmë kështu, le të votojnë për shkarkimin e ministrave dhe zv.ministrave dhe le të vazhdojnë ata të jenë në krye të detyrave dhe t’i drejtojnë ministritë përkatëse që të shohim se a është e mundur ajo që deklaron z.Afrim Gashi” , deklaroi Ilire Dauti, deputete e Frontit Europian. /Alsat.mk