Deputetja Bukuroshe, Duda Balje: Do Të Votoj Me Dy Duar Albinin Për Kryeministër
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit Boshnjak, Duda Balje, ka thënë se Kosova pas 13 vitesh pavarësie është në rrugë të mbarë të integrimeve.
Ajo ka thënë për gazetën zvicerane ne shqip Le Canton27.ch, se pas fitores së Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, Kosova po ecën në rrugë të sigurt drejt familjes së madhe evropiane.
Gjykata Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Adriana Hoxhiq e paraqitur kundër vendimit plotësues të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Vendimi i Gjykatës Supreme ia siguron Duda Baljes sërish ulësen në Kuvend. Për votat në favor të saj ajo falënderon edhe diasporën boshnjake dhe shqiptare.
Balje ka thënë se iu kthyen votat e merituara nga qytetarët.
“Ne kemi luftuar deri në fund, por falë Kushtetueses dhe drejtësisë, përkundër dallavere dhe shantazheve me vota në disa mjedise të Kosovës, kryesisht në ato me serbë, megjithatë e drejta del në shesh. Sot unë fitova ku votat e merituara të qytetarëve tanë mu kthyen”, ka thënë ajo.
“Më 25 mars mblidhet parlamenti për zgjedhjen e qeverisë së rë të Kosovës, ju do ta votoni z.Albin Kurtin?” Kësaj pyetje Balje i është përgjigjur shkurt: “Po, nuk padyshim do ta votojmë Albin Kurtin, bile me dy duar për kryeministër të Republikës së Kosovës!”.
E pyetur rreth stagnimit të dialogut muajve të fundit mes Kosovës dhe Serbisë, Balje e pranon se “dialogu muajve të fundit është duke çaluar, me fajin e dy palëve. Ky anashkalim i këtyre marrëveshjeve nga Beogradi, ka bërë që shpeshherë procesi i dialogut të ngec dhe pastaj të jemi në thumb të kritikave të OKB-së apo komunitetit ndërkombëtar ”.
Se sa është e kënaqur me të drejtat e pakicave në këtë rast të boshnjakëve në Kosovë, Dude Balje shprehet e kënaqur, por jo edhe aq.
“Kosova mund të bëjë edhe më shumë për ta, edhe pse vendi ynë duhet të shërbejë si shembull për Serbinë për avancimin e te drejtave të minoriteteve në vendin tonë”, ka thënë ajo.
“Unë ju dëshiroj shqiptarëve të Luginës së Preshevës te drejta, jo si të boshnjakëve, por si të serbëve në Kosovë, nëse vërtet dikush flet për reciprocitet”, ka shtuar ajo.
Do përkujtuar se prokuroria Speciale ka njoftuar sot se është arrestuar Kryetari i Komunës së Kllokotit, Bozhidar Dejanovic, nën dyshimet për dallavere me vota në zgjedhjet e 14 shkurtit. Arrestimi i tij vjen veç një ditë pasi që Duda Balje përmes një shkrimi në Facebook, tha se partisë së saj i janë humbur disa vota pikërisht në Kllokot. Në vend të Adrijana Hoxhiq, ulësen do ta fitojë Socialdemokratska Unija, me kandidaten Duda Balje, si më e votuara në radhët e këtij subjekti