Maqedoni

Deputeti Zeqiri: Nuk jam anëtar i asnjë partie politike

Deputeti Izet Zeqiri të dielën ishte pjesëmarrës në tubimin e Lëvizjes BESA në Poroj, nga ku u aludua se i njejti është bashkuar me këtë subjekt.

Profesori universitar ka reaguar duke thënë se nuk është pjesë e asnjë subjekti politik por pjesëmarrja e tij në këtë tubim ka qenë si qytetar për të dëgjuar ofertën e kandidatëve.

“Nuk jam anëtar i asnjë partie politike dhe nga dorëheqja ime nga pozita e deputetit nuk merrem aktivisht me politikë, por si qytetarë jam i interesuar shumë t’i dëgjoj ofertat e kandidatëve për kryetar të Tetovës. Sot pata rastin në vendëlindjen time ta ndëgjoj njërin nga kandidatët” ka shkruar Zeqiri në Facebook.