Shqipëri

Deputeti i VV: Rama harxhoi lekët e taksave të shqiptarëve për të vizatuar një asociacion për serbët

Deputeti i vetëvendosjes Dimal Basha tha në një intervistë për Euronews Albania se ndërhyrja e Ramës përmes draftit për asociacioni dëshmoi se ai nuk e njeh fare situatën mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, Rama harxhoi lekët e taksapaguesve shqiptarë për të vizatuar një asociacion për serbët ndërkohë që e ka për detyrim të mbrojë interesat e shqiptarëve.

“Na vjen keq për rolin e Ramës si ndërkombëtar mes Kosovës dhe Serbisë se unë besoj thellë se ka harxhuar lekë të taksapaguesve shqiptarë për të vizatuar një asociacion për serbët ndërkohë që ka detyrim të mbrojë shqiptarët.

Dhe nuk ja ka kërkuar askush ta bëjë një gjë të tillë. Ai dëshiron të faktorizohet në faktorin ndërkombëtar por s’e kupton as Serbinë as asociacionin.

Është në ajër në këtë fushë, nuk e njeh fare.”, tha Basha.