Rajon - Botë

Deputeti i guximshëm Shaip Kamberi i parashikon fund të keq kriminelit serb: Radojçiqi do të ketë fatin e Prigozhinit


Sulmi terrorist në Kosovë ka ardhur për shkak të flirtimit të Perëndimit me nacionalizmin serb. Kështu u shpreh për Ditarin në A2 CNN deputeti shqiptar në kuvendin serb Shaip Kamberi. Sipas tij, sulmi i së dielës ku humbi jetën polici i Kosovës Afrim Bunjaku, nuk mund të organizohej nga qytetarët e pakënaqur me kryeministrin Kurti.“Beogradi jep informacione të rezervuara edhe në këtë situatë kur gjithçka është e artë ata duan ta fajësojnë Kosovën dhe kryeministrin Kurti. Është sulm klasik terrorist të një grupi të mirëarmatosur dhe gjithë ai arsenal është e pamundur të organizohet nga qytetarët e pakënaqur siç thotë presidenti Vuçiç nga dhuna e Kurtit. Një agresion i sërishëm në një vend që është në protektoratin e NATO-s”.

Kamberi thotë se prej kohësh ka paralajmëruar për rrezikun serb në Ballkan, teksa fajëson perëndimin për flirtim me nacionalizmin serb. Sipas tij ambicia e Serbisë së madhe është toleruar nga Perëndimi.
“Ka një kohë të gjatë që unë edhe në parlament dhe deklarime për rrezikun që po sjell për Ballkanin bota serbe. Ishte një situatë e një filtrimi të heshtur të perëndimit me këtë nacionalizëm serbomadh. Shpresoj të jetë një pikë kthese që perëndimi të shohë që flirtimi me nacionalizmin serb nuk sjell paqe në rajon. Janë të njëjtët që mohojnë gjenocin në Srebenicë masakrën e Reçakut dhe depërtimin e 1 milion shqiptarëve. Një ambicie për ndërtimin e Serbisë së madhe që mjerisht në heshtje është toleruar nga Perëndimi. Bota serbe ka sjellë telashe në Bosnjë, ka sjellë në Mal të Zi, një rend i cili ishte lider në rrugën europiane ka ardhur në një situatë që nuk mund të krijojë qeverinë pa forcat, por serbe dhe veriu i Kosovës që është gjithnjë jo stabile për shkak të ndërhyrjeve të Vuçiç dhe marionetave që ai ka instaluar aty. Lista serbe është përfaqësuesja politike e serbëve të Kosovës në Kuvendin e Kosovës dhe informacionet e fundit flasin që lideri i saj Milan Radojçiç ishte udhëheqësi kryesor i sulmit terrorist”.
Ai thekson se ky do të jetë fundi i Listës Serbe në Kosovë dhe lideri i saj Milan Radojçic do të ketë fundin e njëjtë si Progozhin.“Ky do të jetë fundi i saj dhe fundi i Milan Radojiçiç njësoj si Progozhini. Do të mundohen të fshihen fakte evidente për përfshirjen e drejtpërdrejt të Serbisë. Është e qartë që asnjë grupim nuk mund të organizohet në atë formë pa ndihmën e shtetit tonë. Vuçiç që thotë se di gjithçka në Ballkan nuk ka mundësi të mos dijë, e pamundur që shërbimi inteligjent serb të mos dijë. Ajo që po bën sot është deklarata e Vuçiç që arsyeton aksionin e serbëve në veri. Mungon një reagim i qartë i opozitës europiane serb”.Sa i takpon vijimit të mëtejshëm të dialogut pas kësaj situate, Kamberi thotë se është thyer besimi i ndërmjetësuesit të tij, ndërsa i bëna pel perëndimit të ndërpresë lajkatimin me Beogradin dhe botën serbe.“Unë besoj që dialogu nuk ka alternativë, besueshmëria në neutralitetin e ndërmjetësit është thyer. Perëndimi të ndërpresë lajkatimin me Beogradin dhe botën serbe, e cila ka qëllim që të gjithë serbët të kontrollohen nga një president dhe kjo nuk duhet toleruar. Ndikimet e Beogradit në rajon janë destruktive. Bota serbe ka marrë një grusht të rëndë në Kosovë”.