Deputeti Hysni Ismaili mysafir në iftarin e Shoqatës “Rumeli Vakfi” në Stamboll (Foto)
Deputeti i Alternativës Hysni Ismaili mori pjesë në iftarin e organizuar nga shoqata “Rumeli Vakfi” në Stamboll. I pranishëm ishte gjithashtu edhe Presidenti i Kuvendit të Republikës të Turqisë Prof. Dr. Mustafa Shentop.
“Takimi kishte qëllim forcimin e lidhjeve dhe promovimin e bashkëpunimit midis kombeve, duke potencuar vlerat dhe traditat e përbashkëta që na bashkojnë.
Si nënkryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, e njoh rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit në rajon për të promovuar paqen, stabilitetin dhe prosperitetin.
Jam mirënjohës për mundësinë për t’u angazhuar me kryetarin Prof. Dr. Mustafa Shentop, për forcimin e lidhjeve midis kombeve tona. Ngjarja kujtoi lidhjet e qëndrueshme të miqësisë dhe bashkëpunimit që ekzistojnë midis Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut”, njoftoi deputeti Ismaili.