Deputetët miratuan uljen e TVSH-së për rrymën elektrike nga 18 në 5 për qind
Ulja e TVSH-së prej 18 në 5% për energjinë elektrike sipas opozitës është përpjekje e pushtetit për t’i manipuluar qytetarët para zgjedhjeve, pasi nga viti i ardhshëm qytetarët do të paguajnë fatura më të larta të rrymës. Pas shpalljes së ndryshimeve në ligjin e TVSH-së në Gazetën Zyrtare, qytetarët për rrymën e shpenzuar do të paguajnë 5% TVSH.
“Pushteti vendosi që para zgjedhjeve ta ulë TVSH-në që qytetarët të mos e ndjejnë çmimin e ri, por nga viti tjetër do të rritet TVSH në 10% kurse në vitin 2023 do të kthehet siç ishte apo 18% -tha Timço Mucunski- deputet i VMRO DPMNE-së.
Ministria e Financave, si propozuese e ndryshimeve, nuk ndërhyri në zgjidhjen ligjore, që ulja e TVSH-së të vlejë nga 1 korriku, siç ishte premtuar. Kjo do të thotë që deri në publikimin e ligjit në Gazetën Zyrtare, qytetarët do të paguajnë fatura më të larta për energjinë elektrike për 12,3%. Pushteti arsyetohet se në ndryshimet ligjore nuk e kanë përfshirë 1 korrikun si datë për uljen e TVSH-së pasi besonin se deputetët këtë masë do ta miratonin më herët. TVSH-ja do të jetë 5 për qind deri më 1 korrik 2022, pas kësaj date do të rritet në 10 për qind, dhe në vitin 2023 do të kthehet në 18 për qind, siç ishte deri më tani.