September 7, 2024
Maqedoni

Denoncoi rrejshëm se i morrën paratë me kërcënim, policia merr në pyetje 37 vjeçaren në Tetovë

Më datë 13.05.2024 në SPB-Tetovë ështe kryer një bisedë zyrtare me 37-vjeçaren A.K. nga Tetova. Për shkak se, më datë 09.05.2024 në orën 12.00, ajo rrejshëm kishte raportuar  se rreth orës 08.20 në një vend parkimi tek kazinoja ku punonte, një person duke e kërcënuar i kishte marrë paratë nga qarkullimi ditor në kazino, kështu që gjatë ditës së djeshme ajo ishte paraqitur vetë në stacionin policor. Pas dokumentimit të plotë të çështjes, kundër saj do të përgaditet parashtresë përkatëse. TS