“Denari digjital, banka digjitale”, Bitcoin arriti vlerën e mbi 100.000 $, Mickoski thotë se Maqedonia po punon për plan në lidhje me kriptomonedhat
Kriptomonedha Bitcoin ka kaluar 100,000 dollarë për herë të parë, duke shënuar një rekord të ri mes një mitingu euforik të shkaktuar nga fitorja zgjedhore e Donald Trump, përcjell TV21. I pyetur nëse Qeveria ka plan për ndonjë ligj që do të rregullonte kriptovalutat, kryeministri Hristijan Mickoski tha se duan që të gjitha t’i kanalizojnë ligjërisht dhe se po i harmonizojmë ato çështje për të arritur rezultatin përfundimtar.
“Unë nëse ju kujtohet, që nga koha kur kemi qenë opozitë kam folur për “block chain” teknologjitë, për tregti me kriptomonedha, banka digjitale, këmbimore digjitale, etj. Kjo ishte temë bisede edhe me z.Howard Lutnick, që ishte këtu, tani është zgjedhur ministër i Ekonomisë, respektivisht është në proces si ministër i ri i Ekonomisë në SHBA. Dhe atëherë erdhëm deri te ideja denari digjital maqedonas, banka digjitale dhe punojmë në gjithë këtë, nuk rrimë. Punojmë seriozisht në të gjithë këtë, sepse sot në mënyrë legale tregtohet këtu. Duam që ta kanalizojmë në suaza të ligjit, por ka shumë punë që duhet paraprakisht të harmonizohen, edhe këtë po e bëjmë, po i harmonizojmë ato gjëra, që të vijmë deri te produkti final, por po, kjo është e ardhmja, dhe mendoj se do të jemi në mesin e të parëve në rajon, ndoshta të parët, që do të tentojmë të bëjmë një gjë të këtillë”
Bitcoin, kriptomonedha më e madhe dhe më e vlefshme në botë – e prirë ndaj rritjeve dhe prishjeve të paqëndrueshme të tregut – është ngritur javët e fundit nga shpresat se kthimi i presidentit të zgjedhur në Shtëpinë e Bardhë do të sjellë një epokë të re rregullimesh më të lehta dhe politikash mbështetëse.
Që nga dita e mërkurë, kriptomonedha arriti një kulm të ri prej 102,888 dollarësh për Bitcoin. Që nga dita e zgjedhjeve, ajo është mbledhur me 45%. Kriptovalutat e tjera kanë gëzuar fitime të ngjashme./tv21.tv