Maqedoni

Delegacioni i Komisionit për Çështje Evropiane në një takim ndërparlamentar në Prishtinë

Delegacioni i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i përbërë nga Arbër Ademi, kryetar, Fanica Nikollovska, anëtare dhe zëvendësanëtarë Beti Rabaxhievska Naumovska,Abdulla Saliu dhe Igor Zdravkovski, morën pjesë në takimin e përbashkët ndërparlamentar të komisioneve për çështje evropiane dhe punë të jashtme të parlamenteve të Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Kroacisë, që u mbajt në Kuvendin e Prishtinës, Kosovë.

Në forumin, të cilin e hapi Arbëresha Kryeziu-Hiseni, kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, fjalë përshëndetëse mbajtën Saranda Bogujevci, nënkryetare e parë e Kuvendit të Kosovës, si dhe Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i parë për eurointegrime, zhvillim dhe dialog dhe Donika Gërvalla Shvarc, zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Qeverinë e Republikës së Kosovës.