October 10, 2024
BallinaMaqedoni

Delegacioni i BE-së: Theksojmë rëndësinë e zbatimit të vazhdueshëm të Marrëveshjes së Ohrit

Theksojmë rëndësinë e zbatimit të vazhdueshëm të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, e cila kërkon respektimin e plotë të parimit të mosdiskriminimit dhe trajtimit të barabartë, veçanërisht në administratën publike, tha Delegacioni i BE-së, i pyetur për qëndrimin e tyre në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila e shfuqizojë “balancuesin””.

“Delegacioni i BE-së vëren vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Vendimi i Gjykatës vjen pasi qeveria njoftoi synimet e saj për të reformuar sistemin dhe për të zëvendësuar Balancerin. Presim të shohim propozimet”, theksojnë nga Delegacioni i BE-së.

Kujtojmë se dje Gjykata Kushtetuese shfuqizoi balancesin e cila ishte për përfaqësim të drejtë gjatë punësimeve në institucionet shtetërore.