May 13, 2024
Kosovë

Del audioincizimi brenda manastirit në Veri, ja çfarë gjuhe flasin kriminelët (Video)

Vijon drama në veri të Kosovës, konkretisht në manastirin e fshatit Banjskë të Zveçanit, pas sulmit të kryer nga rreth 30 persona të armatosur.

Kryeministri Albin Kurti dhe mediat publikuan pamjet e para të agresorëve që lanë të vdekur një polic dhe një tjetër të plagosur mëngjesin e hershëm të ditës së sotme.

Në një audioinçizim, që është brenda manastirit ku po qëndrojnë terroristët, dëgjohet se disa nga ta flasin rusisht.
Në daljen për mediat, Kurti u ka bërë thirrje atyre që të dorëzohen.

Këto audioinçizime janë publikuar në televizionin Radio Dukagjini.