May 19, 2024
Maqedoni

Dekani i shkencave Islame Shaban Sulejmani denoncon një skandal të ri në BFI

Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup, Shaban Sulejmani, denoncon një skandal të ri në bashkësinë Fetare Islame. Sipas Sulejmanit, Rijaseti i BFI-së ka mbajtur një mbledhje në ambientet e BFI-së në të cilin ai nuk është ftuar fare, kurse në procesverbal është evidentuar që ka munguar.

“Jo që kam munguar, unë gjithsesi do të merja pjesë në mbledhjen e Rijasetit. Por si mund të shkoj diku pa u ftuar dhe pa e ditur fare që është caktuar mbledhje e Rijasetiti”, thotë Sulejmani në deklaratën e tij për Zhurnal.

Ai supozon se shkak për mosftesën janë qëndrimet e tij ndaj kryetarit të BFI-së, Shaqir Fetai. “Qëndrimet e mia dihen botërisht. Unë ka vërejtjet e mia sepse asnjë prej zotimeve që ka bë Fetai, nuk e ka plotësuar. Por kjo nuk duhet të jetë shkak që unë të mos ftohem në mbledhjet e Rijasetit, sepse unë jam anëtar i rregullt dhe duhet të ftohem si gjithë anëtarët tjerë që të jap kontributin tim, propozimet dhe vlerësimet e mia”, shprehet për Zhurnal dekani Suejmani.

Ndryshe mbledhja skandaloze në fjalë është mbajtur në ambientet e selisë së BFI të RMV, më datë 07.02.2024, me fillim në ora 11:00.

“Mbledhjen e drejtoi Kryetari i BFI, Reisul-Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai. Në mbledhje morën pjesë të githë anëtart e Rijasetit, përveç 3 anëtarëve: Abedin ef. Imeri, dr. Shaban ef. Sulejmani dhe Reshat ef. Kaçallniku. Lista me nënshkrimet e të pranishmëve është pjesë përbërëse e këtij procesverbali. Reisul-Ulema i përshëndeti të pranishmit dhe i falënderoi për pjesëmarrje në këtë mbledhje. Në vazhdim propozoi këtë rend dite

Verifikimi i Procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
Përgatitje për pritjen e muajit Ramazan 2024;
Përgatitje per organizimin e Haxhit 2024; dhe
4. Tëndryshme”, thuhet në procesverbalin që ka siguruar Zhurnal.
Marim vesh se dekani Shaban Sulejmani nuk ka qenë anatëri i vetëm që nuk është ftuar, por ftesë nuk i është dërguar as Muftiut të Kumanovës, Abedin Imeri edhe pse ai poashtu është anëtar i rregullt i Rijasetit. Që të jetë skandali edhe më i madh, në mbledhje janë caktuar kuotat e haxhilerëve për çdo Muftini, kurse për Muftininë e Kumaonës kuota është caktuar pa prezencën e Muftiut ose ndonjë përfaqësuesi tjetër të Muftinisë.

Lidhur me skandalin në fjalë, Zhurnal i është drejtuar me pyetje direkte BFI-së dhe Rijasetit. Meqë deri tani nuk kemi marë përgjigje, pyetjet e dërguara po i bëjë publike për opinionin, si në vijim:

Ju kishim lutur nëse mund të na përgjigjeni në pyetjet në vijim që kanë të bëjnë lidhur me temën:

A është e saktë se prof. Sulejmani nuk është ftuar në mbledhje? Nëse po, cilat janë shkaqet që nuk është ftuar?

A është e saktë se kuota e haxhilerëve për Kumanovën është caktuar duke anshkaluar plotësisht Muftininë e Kumanovës?

Në pritje të përgjigjeve Ju përshëndesim me konsideratë të lartë.

Skandal edhe më i rëndë ka ndodhur vitin e kaluar, kur shtatë anëtarë të Rijasetit janë shkarkuar vitin e kaluar pa u ftuar fare në mbledhje të Rijasetit. Bëhet fjalë për myftiun e Tetovës Qani Nesimi, myftiun e Strugës, Salim Sulejmani dhe pesë drejtorë të sektoreve të ndryshme në BFI- Ibrahim Idrizi – Drejtor i Medresesë “Isa Beu”, 2 Jusuf Zimeri Drejtor i Drejtorisë Fetaro Arsimore 3. Mustafa Dauti- Drejtor për punë të Jashtme në BFI4. ⁠Muamer Veseli Drejtor i Hallall Standardit 5. ⁠Rexhep Ziberi Kryetar i Shoqatës së Ulemave. Sipas Statutit ata është dashur të thiren të jenë prezent në mbledhjen e Rijasetit. Prandaj, për shkak të mosrespiktimit të këtij obligimi Statutar nga kreu i BFI-së, të hjithë ata kanë inicuar padi penale kundër Shaqir Fetait. Disa prej tyre veçmë kanë fituar procesin në shkallën e parë gjyqësore.