Dehari: “Ahmetistët” dhe “Grupi i Zjarrit” pajtohen në tavolinë te Ali Ahmeti
“Ahmetistët” dhe “Grupi i Zjarrit” do të pajtohen dhe do të ulen sërish në tavolinë te Ali Ahmeti. Kështu vlerëson Fatmir Dehari, i cili në emisionin 200 në Alsat tha se debati mes të pakënaqurve dhe ministrave të BDI-së duhet të kthehet në organet e partisë. Dehari foli edhe për caktimin e Bujar Osmanit si koordinator i Çairit, “Dream team-in e BDI-së”, marrëveshjen për korridoret 8 dhe 10 si dhe statusin e ish luftëtarëve të UÇK. Intervistën e plotë mund ta ndiqni në ora 22:10 në Alsat.
“Kthimi i debatit brenda strukturave partiake dhe vazhdimi i këtyre përplasjeve dhe mendimeve aty në tavolinë aty brenda ku ne kemi zgjidhur probleme më të mëdha, probleme më serioze për qytetarët tanë dhe politikën në përgjithësi dhe aty do të zgjedhim më të mirën…duke e njohur z.Ahmeti, mënyrën e funksionimit të tij, qasjes së tij kam bindjen se ai do të thërrasë takim të radhës të strukturave të BDI-së”, deklaroi Fatmir Dehari, BDI. /Alsat.mk