May 17, 2024
Rajon - Botë

David Cameron: Rezultati i zgjedhjeve ruse tregon ‘thellësinë e represionit’ nën Putinin

Klan Kosova
David Cameron: Rezultati i zgjedhjeve ruse tregon ‘thellësinë e represionit’ nën Putinin
18.03.2024 12:45
David Cameron
David Cameron, foto nga arkiva

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, ka thënë se rezultati i zgjedhjeve ruse theksoi “thellësinë e represionit” në vend nën presidentin rus, Vladimir Putin.

“Këto zgjedhje ruse nënvizojnë thellësinë e represionit nën regjimin e presidentit Putin, i cili kërkon të heshtë çdo kundërshtim ndaj luftës së tij të paligjshme”, tha Cameron, në një deklaratë, duke iu referuar luftës në Ukrainë.

“Putini largon kundërshtarët e tij politikë, kontrollon median dhe më pas kurorëzon veten fitues. Kjo nuk është demokraci”, shtoi ish-kryeministri konservator, raporton The Guardian, transmeton Klankosova.tv.

Cameron tha se mbajtja e zgjedhjeve në Krime, Donetsk, Kherson, Luhansk dhe Zaporizhzhia “është një shkelje e neveritshme e Kartës së OKB-së dhe sovranitetit të Ukrainës” dhe shtoi se ato rajone “do të jenë gjithmonë ukrainase”.

Putin ishte në garë për mandatin gjashtëvjeçar kundër tre kandidatëve nga partitë që nuk e kishin kritikuar sundimin e tij dhe as pushtimin e tij në Ukrainë.