Data e protestës ne Tiranë shumë e qëlluar, prezenca e liderëve evropianë pamundëson regjimin Rama për të provokuar
Shkruan: Ylber Pilku, Nju Jork
Edhe përkundër aktrimit dhe dramatizimit të rrejshëm nëse do vijë, ose nuk do vijë më 6 dhjetor në Tiranë, të gjithë ata që i dinë raportet Rama-Vuçiq, e kishin të qartë sevëllau nga Beogradi nuk do t’i rezisojë dëshirës për ta takuar sërish vëllaun e tij nga Surreli.
Vuçiq madje tani vjen me dy shkaqe:
1. Shkaku i parë për t’u përqafuar edhe njëherë me Ramën
2. Shkaku i dytë për t’i dhënë mbështetje Ramës përballë protestës madhështore të radhës që do ta organizojë opozita e udhëhequr nga doktor Sali Berisha.
Ky ndoshta do të jetë takimi i fundit i Vuçiqit me Ramën si kryeministër, sepse kryeministrit shqiptar dita ditës po i ngushtohet rrethi nga revolta shqiptare, që nuk duron më krimin dhe korrupsionin që ka arritur kulmin.
Me protestën e nesërme masovike duhet tia bëjë me dije se po i numëron ditët e fundit si kryeministër i Shqipërisë, post që e keqpërdori në dëm të shqiptarëve si brenda vendit, poashtu edhe në skenën ndërkombëtare, ku kryesisht ishte i fokusuar në legjitimimin e politikave antishqiptare të Vuçiqit.
Rama mund të jetë më i fuqishëm se një biznesmen. Rama mund të rrënojë jo një, por gjithë hotelet anembanë Shqipërisë.
Por Rama nuk mund ta rrënojë vullnetin e shqiptarëve për të bë ndryshime. Rama nuk mund ta ndalë elanin e shoqërisë shqiptare për të luftuar krimin, duke filluar nga krimi i pushtetit.
Milionat e miliardat e vjedhura nuk do ju mjaftojnë për t’i mbrojtur nga revolta popullore që po rritet dita ditës.
Nuk do u mjaftojnë as milardat e fituara prej drogës, më falni, nga tregtia me bananet e sjellura nga Kolumbia dhe Ekuadori.
Shqiptarët janë tolerantë ndaj politikës dhe politikanëve deri në një nivel, por kur tejkalohet ai nivel toleranca kalon në dëshirë për rrezim sa më të shpejtë nga pushteti.
Rama tashmë e ka shkelur në mënyrë shumë të vrazhdët pragun e tolerancës shqiptare. Edhe vetë do të bindet në këtë fakt me protestën e nesërme masovike.
Duhet ta përgëzojmë të gjithë opozitën për terminin e zgjedhur për të protestuar në ditën kur në Tiranë do të jenë përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Evropian. Kjo ngushton dukshëm hapësirën e regjimit për të provokuar protestuesit dhe për të shkaktuar incidente.