Zgjedhje Lokale 2021

Dashtevski: Jemi gati për mbajtjen e zgjedhjeve lokale

Kryetari i Komisionit Shtetëror për Zgjedhje, Aleksandar Dashtevski sot tha se Maqedonia e Veriut është e gatshme që të mbajë zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

“Organizimi i zgjedhjeve shkon në mënyrën më të mirë të mundshme. Jemi të gatshëm të mbajmë zgjedhjet lokale”, tha Dashtevski.

Ai shtoi se numrat e të infektuarve vazhdimisht janë në rënie dhe shpreson se ky trend do të vazhdojë deri në ditën e zgjedhjeve.

Ndryshe, rrethi i parë i zgjedhjeve lokale mbahet më 17 tetor, ndërsa dy javë më pas do të ketë rreth të dytë në komunat ku do të nevojitet.