COVAX do të dërgojë vaksina në zonat e konfliktit
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmjetësuar një marrëveshje në mes të kompanisë Johnson & Johnson dhe programit COVAX për shpërndarje të vaksinave kundër koronaviurusit në zonat e konfliktit.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka bërë të ditur marrëveshjen më 10 nëntor, në një takim virtual të ministrave të jashtëm të shumë vendeve të botës, për të diskutuar për pandeminë e koronavirusit.
“Neve na duhet t’i sigurojmë njerëzit që nuk kanë qasje në vaksina nga fushatat qeveritare se nuk i kemi lënë jashtë përpjekjeve tona. Ata duhet të mbrohen po ashtu”, ka thënë Blinken.
Marrëveshja nënkupton se vaksinat e kompanisë J&J mund të shpërndahen në zonat e konfliktit nga organizatat, përveç qeverive.
Komiteti Ndërkombëtar për Kryqin e Kuq e ka mirëpritur vendimin, duke e quajtur “hap pozitiv”.
COVAX është program i Kombeve të Bashkuara që synon të furnizojë me vaksina vendet me të ardhura të ulëta.
Zyrtarët nuk kanë bërë të ditur se në cilat vende do të dërgohen vaksinat.