May 5, 2024
Maqedoni

Çmimi i energjisë për amvisëritë nuk do të ndryshojë

Prodhimi i energjisë elektrike për amvisëritë është stabil, ndërsa çmimi i energjisë për amvisëritë nuk do të ndryshojë. Shoqëria aksionale “Centralet e Maqedonisë së Veriut” e përforcoi minimin e thëngjillit në TEC “Manastir” dhe TEC “Osllomej”, për shkak të prodhimit stabil të energjisë elektrike për amvisëritë dhe e optimizon prodhimin në hidrocentralet, centralet me gaz dhe me erë, deklaroi drejtori, Vasko Kovaçevski.

Kovaçevski sqaroi se për shkak të çmimeve të larta në bursatnë rajon dhe në Evropë, furnizimin e thëngjillit e zbatojnë me rekomandim të Qeverisë, në bashkëpunim me Odën Ekonomike, në treg të hapur. Furnizimi dedikohet për amvisëritë dhe institucionet, me qëllim që ato të furnizohen me energji elektrike me çmime më të ulëta se çmimet momentale.