Kosovë

Clark: Moska pengesë për stabilitet mes Kosovës dhe Serbisë

Gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark, i cili ka udhëhequr fushatën ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe më 1999, thotë se mes Kosovës dhe Serbisë nuk mund të ketë stabilitet, derisa Moska t’i tërheqë ambiciet e saj imperialiste nga rajoni.

Analiza e raporteve mes dy kryeministrave Kurti-Rama, vazhdojnë mos…Lirimi i hapësirave publike, largohet kafiteria ilegale në Mitrovic…Rrëfimi për gurin e kristalit, Hovenier: Rugova ishte frymëzim për …Edi Rama nderohet me ‘Çelësin e Qytetit’: Nuk ka plan për mbledhje …Rama këshillon homologun e tij Kurtin për të dalë nga kurthi i lojë…
Në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë 25 vjet pas përfundimit të sulmeve, ai thotë se Serbia është si një magnet që i tërheq ambiciet imperialiste ruse në Evropë.

“Serbia nuk do paqe dhe Kosova nuk do pavarësi të nënshtruar. Rrugëdalje është mposhtja e Rusisë në Ukrainë. Rusia ta tërheqë mbështetjen për Serbinë dhe Serbia ta kuptojë se e ardhmja e saj është me Perëndimin. Kur serbët ta kuptojnë këtë, nuk do të ketë probleme me Kosovën. Rusia ka ambicie imperialiste – të gjithë në Evropën Lindore e dinë këtë. Të gjithë që nuk janë Rusi, Moska i sheh si qenie më të vogla”, ka thënë Clark.
Clark nuk e përjashton rrezikun e shpërthimit të dhunës pas së cilës fshihet Moska zyrtare.

Lexo po ashtuPërfundon seanca, gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve vazhdon me 15 maj“Mendoj se ka rrezik për dhunë. Vite më parë, kemi parë përpjekje për grusht-shtet në Mal të Zi. Së voni, kemi parë sherr në kufi mes Serbisë dhe Kosovës, në të cilin [presidenti i Serbisë, Aleksandar] Vuçiq ka mohuar se ka marrë pjesë. Por, dikush në Serbi ka marrë pjesë, sepse lëvizja e forcave ushtarake ka qenë e organizuar dhe e urdhëruar. Kështu që, kur shihni se si funksionojnë gjërat në këtë pjesë të botës, e kuptoni se ka një dorë të fshehur pas pjesës më të madhe të kësaj. Dhe ajo dorë vjen nga Moska. Por, derisa Moska t’i tërheqë ambiciet e saj imperialiste nga rajoni, nuk do të keni stabilitet”.

Duke folur për asociacionin, Clark tha se mënyra më e mirë për paqe është respektimi i kufijve kombëtarë.
“Mendoj se është më mirë për të gjithë në rajon nëse nuk e shtyjmë përpara asociacionin, por në vend të tij punojmë që këto dy qeveri [të Kosovës dhe Serbisë] t’i normalizojnë marrëdhëniet diplomatike,” ka thënë ai.