Çka po ndodh në Dibër? “BDI në panik, janë grisur posterat e Bekim Pocestës”!
Aktivistë të koalicionit ASH-AA akuzojnë se janë grisur dhe dëmtuar materialet proagandistike të kandidatit të tyre, Bekim Pocesta. Ata akuzojnë se dëmi është bë mga aktivistë të BDI-së.
“Bdi në panik. Duke e ndjerë se humbjen e kanë të sigurt aktivistët e saj i grisin posterat e Bekim Pocestës”, ka thënë një përfaqësues partiakë duke dërguar edhe fotografi me posterat e grisur.
Të dielën mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve në Dibër, pasi më 31 tetor në këtë komunë pati rivotim në një vendvotim.
Në rrethin e parë kanndidati i Koalicionit ASH AAA, Bekim Pocesta ka shënuar përparsi të konsiderueshme. Në shtabin e tij janë optimistë se kjo përparësi të dielën, sepse për Pocestën ka ardhur përkrahje e fuqishme nga diaspora dibrane në Evropë dhe në Amerikë. Në mesin e përfaqësuesve të diasporës që përkrahin Pocestën është edhe afaristi multimilioner dibran, Selim Rusi.