Chollet dhe Escobar sot para senatit për Ballkanin Perëndimor
Këshilltari i lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit Derek Chollet, dhe emisari për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, do të dalin sot para senatit.
Komisioni për Marrëdhënie me Jashtë do të zhvillojë një seancë dëgjimore, ku do të flitet për Ballkanin Perëndimor.
E të mërkurën, Derek Chollet, tha se është e nevojshme që të shmangen provokimet dhe konfliktet mes Kosovës dhe Serbisë.
Këto deklarime ai i bëri gjatë një bisede telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.