Maqedoni

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës, një tjetër veturë e djegur

Një automjet “Volkswagen Bora” , pronë e N. C. është djegur mbrëmë rreth mesnatës në Leposaviç, ndërsa përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar në njerëz.

Burime për mediet në Kosovë bëjnë të ditur se ngjarja ndërlidhet me regjistrimin e automjetit në targa RKS që ka ndodhur gjatë ditës së djeshme dhe se automjeti është djegur qëllimshëm nga autorë deri tani të panjohur.

KosovaPress ka provuar të kontaktojë me zëdhënësin e policisë për rajonin e veriut në lidhje me ngjarjen, por nuk është përgjigjur.

Një ditë më parë në Leposaviç ishte djegur automjeti i një rreshteri policor.

Lidhur me rastin e djeshëm nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës kanë për të ditur për Telegrafin se ka hapur rast në drejtim të veprës penale “Zjarrvënia”.

Zëdhënësi i kësaj prokurorie, Valon Preteni ka thënë se kryerësit e kësaj vepre janë të panjohur.
“Prokuroria në bashkëpunim me policinë është duke i hetuar këto raste. Për rastin e datës 26 është hapur rast në drejtim të veprës penale “Zjarrvënia”. Për rastin e datës 26 tetor kryerësit janë të panjohur”, ka thënë Preteni./Express/