Opinion

Çfarë po ndodhë me ne shqiptarët?!…

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

A thua vallë jemi verbuar dhe para syve tanë nuk po shohim se çfarë po ndodhë?! A thua vallë nuk po ndalemi aspak të mendojmë se politika në vend që të na avansojë ajo na shkatrrojë?! Na është futur gjithëkund . Politikën po e shfrytëzojnë edhe disa rrugaçë që po futen në mesin e të mirëve, sepse në politikë kemi edhe njerëz të mirë. Po çfarë është ajo më e keqja që në te po futen edhe analfabeta, edhe hajna, hajdutë, tradhëtarë dyftyrësha.

Politika është futur në institucione dhe po na i shkatrronë institucionet duke i vendosur ata/ ato më të dobtit në të shumtën e rasteve për të na udhëhequr në disa institucione ku brenda atyre institucioneve kemi shumë indivitë të përgatitur intelektualisht dhe me shumë vlera.Politika po i anashkalon njerëzit e aftë, të nderrshëm , të sinqertë.

Politika na është futur edhe në arsim duke punësuar edhe analfabeta për të na i mësuar dhe edukuar fëmijët tanë si në shkollat fillore, të mesme dhe univerzitete.Rrugaçi vendosë se kush duhet të punësohet nëpër shkolla në baza partiake dhe kjo ndodhë që kuadrot që meritojnë i anashkalojnë dhe nuk i punësojnë, por i marrin ata/ ato që edhe shtëpia e vet që
nuk i donë.Vendosen drejtora shkollash disa analfabetë që e shkatrruan arsimin që nga ai fillor dhe deri tek ai i larti.

A thua vallë ku gjendet sot arsimi tek ne shiptarët?! Unë nuk jam kundër politikës, por jam kundër asaj që të lejosh në politikë të vendosin rrugaçët se kush duhet të punësohet , kush duhet të emërohet drejtorë, rektorë etj. I lëmë anësh bile edhe i shkelim dhe i nënçmojmë kuadrot e mirëfillta. Ky është një i absurd mbi absurdet.

Përzgjedhjen e deputetetit për të na përfaqësuar në parlament na e përcaktojnë disa analfabeta ose disa rrugaçë. Na i propozojnë 20 vite me radhë deputetë të njejtë dhe në poste tjera më të dobtit dhe hajnat që e kanë vjedhur deri në palcë popullin edhe ate na i vendosin të parët në listë, ndërsa ate të aftin që e njeh bota me aftësitë e tij si në arsim, ekonomi, mjeksi etj i anashkalojmë Kemi mjek me renome kombëtar dhe ndërkombëtar që anashkalojnë duke e vendosur në listën e deputetve diku në numrin rendor 3 ose 4 e në vend të parë na e vendosin analfabetin.

Kjo ndodhë vetëm me ne shqiptarët.A thua vallë nuk kemi ne shqiptarët vajza dhe djemë të rinj të aftë për të udhëhequr institucione në këtë shtet, por kemi analfabeta që udhëheqin mbi 20 vite dhe bartin funksione të larta dhe asnjëherë për 20 vite një fjalë nuk e kanë thënë për hallet e shqiptarëve që i ekupojnë për çdo ditë.Në manifestime të ndryshme dekorohen me mirënjohje dhe dekorata të llojllojshme disa analfabeta si në arsim , kulturë, sport etj.

Në vend që të i avansojmë kuadrot e mirëfillta duke i vendosur në poste udhëheqëse nëpër institucione te ne ndodhë e kundërta. Shumë herë kam shkruar dhe kam reaguar për këto dukuri, por gjithnjë kanë hasur në veshë të shurdhër dhe për këtë jemi këtu ku jemi, por për fat të keq para vetes nuk po e shohim buallin e para tjerëve po e shohim mizën.

Nëse vazhdojmë në këtë mënyrë të veprojmë shqiptarët kurrën e kurrës nuk do të arrijmë, sepse të i anashkaloshë gjeneratat e reja që mund të na përfaqësojnë jo vetëm në atdheun tonë, por mund të na përfaqësojnë edhe në botë.