Opinion

Të vrasësh dy zogj me një gurë!

Shkruajnë: Sami Ukshini-Sokoli dhe Shek Hallaçi

Bastisjen e parë e kemi pasur në prill të vitit të kaluar, ndërsa bastisjen e dytë me 14.06.2022. Shtrohet pyetja pse gjithë këto bastisje, pse tregohët gjithë ajo forcë me njësitë speciale të këtij shteti vetëm për neve si grup, jo absolutisht jo, sepse edhe ne jemi të burgosur si gjithë të burgosurit tjerë, megjithatë dikujt po i konvenon që nëpërmjet presionit mbi grupin tonë, ti frikësojë shqiptaret në Maqedoninë e Veriut.!
Këtë rol të mbrapshtë dhe antishqiptarë,mbi vete e ka marrur Drejtori i përgjithshëm i burgjeve të Maqedonisë së Veriut, Marjan Spasovski nga Kumanova. Siç dukët, ky ka marrur mbi vete si detyrë, nga qarqet antishqiptarë,që të vrasë dy zogj me një gurë, neve si grup të na baltos me gjëra të pa qena,ndërsa në të njëjtën kohë të bëj presion mbi drejtorin e ri shqiptar të sapo emëruar!
Dezinformimi i opinionit se gjoja në këtë bastisje, në qelitë tona janë gjetur gjesende të ndaluara me ligj, armë dhe drogë nuk qendrojnë, por shum thjeshtë janë sajim i organëve te rendit të këtij shteti, të motivuara e udhëhequr nga qarqet antishqiptare, të cilat nuk ngurrojnë të lëvizin çdo gur për ti dëmtuar interesat e drejta të shqiptarëve!

Sa i përket drejtorit të ri Rexhep Rexhepi në burgun e Idrizovës, i emëruar nga radhët e partisë Alternativa, ne nuk kemi ndonjë mendim negativ, shihet që është i përkushtuar të punojë drejtë për të gjithë të burgosurit pa dallim etnije, race apo besimi fetar, që nga ardhja e tij si drejtues në këtë burg për herë të parë kemi dokumentet në dy gjuhët, edhe në shqip, prandaj ndoshta ky presion mbi neve ndoshta është presioni mbi drejtorin e burgut, sepse qarqeve shoviniste sllavomaqedonase,nuk ju konvenon dy gjuhësia në institucionet e këtij shteti!
Prandaj lideri i partisë Alternativa, zotëri Afrim Gashi, duhët ta ngrisë zerin fortë dhe pa hezitim, në mbrojtje të interesave kombëtare, dhe njerëzve të emëruar nga ai vetë në institucione, sepse ky ishte edhe betimi i tij para votuesve të Alternativës, se nuk do të lejonte të nëpërkëmbën shqiptarët,siç janë nëpërkëmbur këto 20 vitet e fundit..!