Çështje kohësh kur Katica Janeva dhe Boki 13 do të dërgohen në burg
Gjykata Penale ka pranuar vendimin e kolegëve nga Gjykata e Apelit- Shkup ku u vërtetua dënimi me burg i Boki 13 prej 9 vitesh dhe Katica Janevës prej 7 vitesh. Pasi të kompletohet lënda, do të dërgohet pranë gjykatësit për shqiptimin e sanksioneve, i cili duhet të lëshojë urdhër që Jovanovski nga arresti shtëpiak të dërgohet në burg. Se kur ish kryetarja e PSP-së do të dërgohet në burgun e Idrizovës, do të vendosë gjykata e Gjevgjelisë pasi është kompetent për shkak të vendbanimit të Katica Janevës. Avokatët e saj thonë se prisnin që Apeli të mos ua refuzojë ankesat.
I tërë rasti është jashtë çdo logjike të shëndoshë dhe logjike juridike. Të gjitha këto mangësi dhe shkelje të procedurës i kemi përmendur në ankesat tona. Si mbrojtës, qëndrimi i mbrojtjes ishte se këto ankesa duheshin të miratohen dhe lënda të kthehet në shkallë të parë, në Gjykatën Penale që të rregullohen këto mangësi – deklaroi Irena Fërçkovska- avokate.
Nëse do të kërkojnë anulim të vuajtjes së dënimit, do të vendosin pas marrjes së arsyetimit përse është refuzuar ankesa.
Gjendja e saj shëndetësore, do të thotë nuk është e mirë, por edhe më tej mbetet të shohim si do të veprojmë, a do të kërkojmë shtyrje të vuajtjes së dënimit – u shpreh Irena Fërçkovska- avokate.
Sipas praktikës së Gjykatës Penale, personat që tashmë janë në arrest shtëpiak, me akt- udhëzim dërgohen në burg. Madje pas kësaj, ka mundësi ligjore të gjykuarit të kërkojnë ndërprerjen e vuajtjes së dënimit me burg. Katica Janeva është në arrest shtëpiak prej 19 nëntor 2019 ndërsa paraprakisht ishte në burg 3 muaj. Kjo periudhë do t’i llogaritet në dënimin me burg prej 7 vitesh. Boki 13 është në arrest shtëpiak nga 30 tetori i vitit të kaluar ndërsa paraprakisht ishte 15 muaj në burgun hetues të Shutkës. Edhe atij kjo periudhë do t’i llogaritet në dënimin me burg. Kundër tij zhvillohet edhe rasti “Lidhja ndërkombëtare” për mashtrim përmes organizatës së tij humanitare.