September 19, 2024
Opinion

Ç’është kjo përçarje e hasmëri e subjekteve shqiptare, po edhe e shqiptarëve në përgjithësi?

Do e fillojë nga njëra prej tri shtyllave të kombit “Arsimit”, që është turp për ne si kombë, të lejojmë që edhe në mileniumin e tretë një numër i fëmijëve shqiptar që jetojnë në trojet e tyre etnike, si në Maqedoninë e V (Manastir, Dollmen, Velez, Crnilishtë, Idrizovë, Gazi Babë), Serbi e Mal të Zi, duke mos përmendur Sanxhakun dhe Çamërinë, të mos kenë të drejtë të shkollohen në gjuhën amtare, të mos kenë tekste shkollore në gjuhen shqipe të unifikuar, të mos mësojnë për historinë kombëtare, të mos përdorin simbolet kombëtare etj.,
Shtrohet pyetja ku janë Akademit tona, institutet shkencore, universitetet, profesorët e studentët, shoqëria civile, e mbi të gjitha institucionet dhe organet shtetërore të Shqipërisë dhe të Kosovës, që nuk e ngritin zërin kunder padrejtësive që bëjnë vendet e përmendura ndaj popullatës shqiptare, që ua mohojnë edhe të drejtat elementare kombëtare.
Është koha e fundit që edhe subjektet politike, politikëbërsit si në Maqedononinë V, Sërbi, Mal të Zi, të lëmë anashë intetesat individuale, grupore, partiake, rajonale dhe të bashkohemi si një, për ti realizuar synimet tona shekullore historike, duke filluar nga arsimi i unifikuar e deri te heqja e kufijëve shqiptaro-shqiptar.
Do duhej të veprojmë si një komb, pa marrë patasysh se në ciin vend (shtet) aktualiahtë jetojnë shqiptarët.
Bëjë apelë si punëtor i arsimit mbi 46-vite ( tani pensionist) që sa më shpejtë të lihen anësh interesat individuale, partiake e rajonale, duke u bashkuar rrethë flamurit kombëtar e identitetit mbarë kombëtar.
Këtu duhet mbështetur ardhëmëria dhe perspektiva e kombit tonë.
Kështu si jemi të përçar, edhe më tej do të na shkelin, nënçmojnë dhe përbuzin pushtetarët të etnive me të cilët bashkëjetojmë në këto shtete.